Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Sociale
Viewing all articles
Browse latest Browse all 859

Shënohet rasti i dytë me malarje, 35-vjeçari nga Vlora kishte ardhur nga Guinea

$
0
0

QSUT-280x200Raportohet rasti i dytë i prekur nga malarja në vendin tonë. Ashtu si edhe rasti i parë, i prekuri është pikërisht nga Vlora dhe kishte ardhur nga Guinea.  Por ndryshe nga rasti i parë ku pacienti fatkeqësisht humbi jetën, 35-vjeçari i prekur nga malarja është mjekuar në repartin e infektivit të QSUT-së dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë viktima e parë, pas 5 dekadash nga sëmundja e malaries u shënua më datën 25 dhjetor. Viktima është Ridvan Kate 41 vjeç nga Vlora, i cili humbi jetën në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në QSUT. Mësohet se 41-vjeçari kishte punuar në Afrikë në shtetin e Guinesë për disa muaj ku dhe u infektua, ndërsa vlen të theksohet fakti se ky është rasti i parë që humb jetën një person nga malarja nga dhjetëra punëtorë që punojnë në Afrikë. Pas sifilizit në vendin tonë janë shtuar rastet me sëmundjen vdekjeprurëse të malaries. Mjekët raportojnë për 50 raste të trajtuara në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, kryesisht punëtorë shqiptarë sezonalë, që vijnë nga vende të prekura nga kjo sëmundje. Ndërkohë që mjekët kërkojnë furnizimin e klinikës me medikamente pasi, malarja si sëmundje ka disa dekada që është zhdukur, ndaj dhe nuk ka patur medikamente.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 859

Trending Articles