Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Sociale
Viewing all articles
Browse latest Browse all 859

Speciale/ Ish-ushtarakët, përfituesit e rinj të pensionit

$
0
0

ISSHInstituti i Sigurimeve Shoqërore publikon emrat e atyre që përfshihen në skemë

Lista e plotë e personave që kualifikohen për pensione suplementare dhe të parakohshme në të gjithë qarqet. Procedura që ndiqet për rillogaritjen e tyre

Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon listën e ish-ushtarakëve, për të cilët  është llogaritur përfitimi. Bëhet fjalë për 41 emrat që pas mbërritjes së dokumentacionit nga dikasteret e linjës, është kryer llogaritja. Konkretisht, në mbështetje të udhëzimit të ISSH-së dhe Ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009,  personave që e drejta për përfitim iu ka lindur nga data 27.06.2009 e në vazhdim, procedura e dorëzimit të dokumenteve edhe e caktimit të përfitimit do të jetë si më poshtë:

a) Inspektori i pensioneve suplementare, me paraqitjen e personave që përfitojnë nga Ligji Nr. 10142, datë 15.05..2009, në zyrën e  sigurimit suplementar, vë në dispozicion të tyre dy kopje të kërkesës-format për pension të parakohshëm apo për pension suplementar pleqërie, sipas rastit, si dhe listës e dokumenteve që ata duhet të paraqesin;

b) Inspektori e regjistron kërkesën në regjistrin e posaçëm duke i vendosur dhe numrin përkatës, çel një dosje, në të cilën vendos kërkesën bashkë me dokumentet e sjella nga përfituesi, e plotëson atë me dokumentet e tjera që jepen nga sigurimet shoqërore dhe e vendos në pritje për ta bashkëlidhur edhe me dokumentet që priten të vijnë të plotësuara nga Ministritë apo institucionet përkatëse. Inspektori orienton përfituesin që një kopje të kërkesës ta dërgojë pranë Institucionit që e ka nxjerrë në lirim, i cili do të plotësojë dokumentet e parashikuara;

c) Me mbërritjen e dokumentacionit nga institucionet përgjegjëse për personin përfitues, inspektori i bashkon ato në dosjen përkatëse dhe brenda 2 ditëve, llogarit masën e pensionit, sipas përcaktimeve ligjore.

Rillogaritja

Rillogaritja e përfitimit kryhet nga inspektorë e degës së pensioneve, bazuar në këto dokumente dhe sipas procedurave të caktuara në Rregulloren Nr. 1, datë 21.10.2008. Përveç rregullave të përcaktuara më sipër, do të zbatohen edhe rregullat e caktuara në Ligjin nr. 9588, datë 25.07.2006 “Për rillogaritjen e pensioneve”, dhe në Vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për zbatimin e këtij Ligji, për efekt të rillogaritjes së pensionit të pleqërisë, sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, të ndryshuar, dhe për rillogaritjen e pensioneve suplementare, bazuar në Ligjin nr. 10142, datë 15.05.2009.

NGA OSMAN DEDJA

Lista e përfituesve: Ushtar_27_12_2013


Viewing all articles
Browse latest Browse all 859

Trending Articles


Femij i vogel ne enderr


sex me lek


Harta e Kosoves


Skizofrenia dhe llojet e saj


Urime Ditelindjen Shoqe


Olta Gixhari nxeh skenën me kërcimin seksi (VIDEO)


Thënie nga Ramiz Karaeski


Një histori ndryshe dashurie, “Kushi” dhe “Shivai” luajnë bashkë në filmin e...


alien ne enderr


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON