Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Sociale
Viewing all articles
Browse latest Browse all 859

Pa shërbimin taksi 8+1 në të gjthë vendin, nesër protestë para kryeministrisë

$
0
0

PROTESTA-E-FURGONAVE-12_3Pas protestës një orëshe dje në të gjitha qytetet kryesore të vendit, shoferët e furgonëve të mbështetur edhe nga sindikata do të protestojnë nesër në 12:00 para kryeministrisë, Ministrisë së Transporteve dhe Ministrisë së Brendshme. Kërkesat e tyre mbeten të njëjta, ata kërkojnë të lejohen të qarkullojnë dhe të kthehen me pasagjerë nga destinacionet që shkojnë. Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja deklaroi se qeveri duhet të ulet për të dialoguar dhe të nënshkruajë një pakt social me këta shoferë, ndërsa u bëri thirrje të gjithë të diskriminuarve dhe të larguarve nga puna si dhe deputetëve të marrin pjesë në protestë. “Nesër është dita e premte, është marrë vendimi për të protestuar në Tiranë. Protesta do zhvillohet në 12:00 , duke u nisur nga sheshi “Nënë Tereza në drejtim të kryeministrisë. Qeveria, ministria e Transporteve të ulet me përfaqësuesit e veturave 8+1 dhe të bashkimit të sindikatave të pavarura shqiptare për nënshkrimin e marrëveshjes në të cilin të deklarohet tërheqja e urdhrit të dhënë. Që nga viti 1998 ky ligj i dalë nuk është zbatuar nga ana e tyre për vetë kushtet aktuale që ka Shqipëria.”- deklaroi kreu i Bashkimit të Sindikatave, Gëzim Kalaja. Por nëse mungesa e dialogut, vazhdon Kalaja, deklaroi se do të bllokohen akset kryesore rrugore, duke lënë të kuptohet se nëse duhet, do të futen edhe në grevë urie. “Sigurisht që do të kalojmë në një grevë totale, do bllokojmë të gjitha pikat nevralgjike të infrastrukturës rrugore të Shqipërisë, në mënyrë që të mos qarkullojë një automjet.”- deklaroi Kalaja. Protesta 2 orëshe e shoferëve ditën e premte, bashkë me furgonët e tyre do të nisë nga sheshi “Nëne Tereza” më pas do të mbahet një fjalë pranë Kryeministrisë dhe më tej protesta do të zhvendoset tek Ministria e Transporteve dhe Ministria e Brendshme.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 859