Ndërrimi i drejtuesve të shkollave prej kohësh ka shkaktuar një shqetësim tek nxënësit, të cilët shpesh qëndrojnë të ndarë, ta mbështesin apo jo këtë vendim që u vjen i imponuar. E njëjta gjë ndodhi edhe sot në shkollën e mesme ‘Ismail Qemali’ në kryeqytet, ku një drejtoreshë largohet dhe një tjetër bëhet drejtuese e kësaj shkolle. Por gjatë prezantimit të drejtoreshës së re nga ajo në largim, disa nxënës ishin përgatitur për një protestë disa minutëshe në oborrin e shkollës. Pankartat ishin bërë gati, por duket se kjo protestë u zhvillua në heshtje. Disa prej nxënësve të kësaj shkolle kontestonin largimin e drejtoreshës Vojsava Thanasi, ndërsa të tjerët qëndronin neutral nga frika ndoshta e ndëshkimit në vijim. Por kundër largimit të drejtoreshës, më herët kanë qenë edhe bordi i prindërve të cilët vlerësonin punën që zhvillohej në këtë shkollë për fëmijët e tyre, nën drejtimin e drejtoreshës në largim. Por pavarësisht protestave dhe kontestimit të vendimit shkolla ‘Ismail Qemali’ do të ketë një tjetër drejtuese nga dita e sotme.
↧
Largohet drejtoresha e “Ismail Qemalit’, nxënësit të ndarë në pro dhe kundër
↧